U mposhtën në minutat e fundit në derbin ndaj Partizanit, Tirana: Ne nuk e humbim kurrë dinjitetin

Tirana regjistroi një humbje të hidhur në minutat e fundit në derbin ndaj Partizanit duke u mposhtur me shifrat 1-2. 

Një humbje që dhemb dyfish, pasi së pari mposhtën nga rivali i përjetshëm i tyre dhe së dyti i lë bardheblutë momentalisht janë jashtë “Final – Four”.

Menjëherë pas derbit, klubi bardheblu ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa thekson se nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

“Ne nuk e humbim KURRË DINJITETIN tonë!”, kanë shkruar bardheblutë.

Vlen të theksohet fakti se pas kësaj humbje ndaj Partizanit, Tirana zbret në vendin e 6-të me 46 pikë, 1 më pak se Skënderbeu dhe Dinamo.

Vokrri beson se Drita dhe “Intelektualët” duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët

Uran Bislimi, një lojtar që u nënvlerësua gjatë gjithë karrierës së tij