U mbyll baras 1-1, por Rahoveci fiton në tavolinë ndeshjen ndaj Trepçës

Fitoret në tavolinë po vazhdojnë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Ndeshja Trepça-Rahoveci, e zhvilluar në fundjavë u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1, duke i lënë të dy skuadrat larg dy pozitave të para, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, një lëshim procedurial siç thuhet, ka bërë që kjo ndeshje të regjistrohet me rezultat zyrtar, 0:3 për Rahovecin.

Komisioni i Garave i FFK-së ka vendosur ta miratojë ankesën e KF Rahovecit dhe kësisoj ata e fitojnë ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar, 3:0.

Sipas njoftimit të Komisionit të Garave të FFK-së, Trepça ka futur në lojë gjashtë futbollistë të huaj, gjë që bie ndesh me rregulloret e federatës.

Maksimumi i futbollistëve që mund të regjistrohen në protokollin zyrtar me të drejtë loje është pesë, pra një më pak.

Me sa duket, një gabim i tillë u ka ikur ekipit mitrovicas, që u kushtoi me humbjen e ndeshjes dhe një pike.

Tani, Rahoveci ka 26 pikë në vendin e katërt, gjashtë më pak se Suhareka e vendit të dytë dhe tetë më pak se Dinamo që i prin renditjes tabelare.

Në anën tjetër, Trepça bie në pozitën e shtatë me 23 pikë të grumbulluara.

Shkëlqeu në fundjavë, Hadergjonaj në formacionin e javës në Turqi

Të mërkurën shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës në henboll