U mbajtën normat fizike dhe seminaret për gjyqtarë dhe delegatë të futsallit

Në prag të edicionit të ri të garave në futsall, në praninë e Komisarit të Garave, Hysni Gjinovci dhe kordinatorit të futsallit, Arben Zhjeqi, për tri ditë me radhë janë mbajtur seminaret për delegatët dhe gjyqtarët e futsallit.

Në këto seminare është ligjëruar për ndryshimin e rregullave në lojën e futsallit.

Në këto seminare ka ligjëruar gjyqtari me licencë të FIFA-s, Besar Beqiri.

Po ashtu, gjatë këtyre ditëve janë mbajtur edhe normat fizike për gjyqtarët, e të cilat nga afër i ka ndjekur edhe kryetari i Komisionit të gjyqtarëve, Përparim Hasani.

Liverpooli me paraqitje fantastike ndaj Leeds United, shënon fitore të thellë

Milani shënon fitore të madhe ndaj Lazios në San Siro