U mbajt Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës

Të enjten pasdite në Hotel Internacional Prishtina është mbajtur Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës për vitin 2023. Punimet e kuvendit i udhëhoqi presidenti Eugen Saraçini.

Kuvendi ka zhvilluar punimet në një atmosferë shumë konstruktive. Delegatët kanë vlerësuar punën e bërë nga FHK-ja dhe organet e saj.

Të gjitha raportet janë miratuar me vota unanime.

Fillimisht është shqyrtuar dhe aprovuar procesverbali nga Kuvendi i kaluar i Punës. Më pas u aprovua raporti i punës së Bordit të FHK-së gjatë vitit 2023, raporti i pasqyrave financiare, raporti i auditimit , raporti i Këshillit Mbikëqyrës.

Në fund janë aprovuar me votim unanim edhe plani financiar si dhe plani i veprimit për vitin 2024.

Nga Kosova te Ballkani, nuk ka pushim për Lumbardh Dellovën

Arben Fetahu është emëruar zyrtarisht anëtar i Bordit i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK)