U luajtën gjashtë ndeshje në Ligën e Dytë, këto ishin rezultatet

Përveç Superligës dhe Ligës së Parë që kanë marrë vëmendjen e publikut, sot janë luajtur edhe 6 ndeshje në Ligën e Dytë të futbollit kosovar.

Fushë Kosova u rikthye tek fitoret, ani pse e pati shumë të vështirë kundër Dardanëve teksa nuk zhgënjyen as Bashkimi i Koretinit.

Vjosa dhe Minatori morën fitore të mëdha në luftë për pozitat e larta ndërsa skuadrat që dështuan në këto xhiro ishin Lepenci dhe Gjakova të cilat humbën ndeshjet e tyre.

Rezultatet e plota të ndeshjeve:

KF Fushë Kosova 2-1 FC Dardanet
KF Vjosa 3-0 KF Dukagjini
KF Bashkimi K 4-1 KF Dushkaja
KF Minatori 2-1 KF Dardania Qyshk
FC Rilindja 3-2 KF Lepenci
KF Behari 2-1 KF Gjakova