U lirua me kusht pas denoncimit për dhunë, reagon e dashura e Grenwood

Sulmuesi i Manchester Unitedi, Meyson Grenwood, u lirua me kusht nga policia e Manchesterit ndërkohë që investigimet vazhdojnë.

Nga ana tjetër, ish e dashura e tij, Harriet Robson, ka folur për këtë ngjarje.

“Ju jam shumë mirënjohëse të gjithëve për mesazhet suportuese dhe inkurajuese. Faleminderit. Ditët e fundit kanë qenë të vështira. Tani do të bëj një pushim nga rrjetet sociale, ndërkohë që policia vazhdon me investigimet”, shkruan Robson Instagram.

Nga ana tjetër, Grenwood, duket se po mundohet të ketë siguri në shtëpinë e tij, i cili është parë duke instaluar kamera sigurie të nivelit të lartë.

Kosova parakalon e 54-ta nga 91 ekipe olimpike në ‘Pekini 2022’

Dy përballje interesante në elitën e basketbollit kosovar