U lëndua ndaj Dritës, Zeka mungon ndaj Gjilanit për dy arsyje

Mevlan Zeka është futbollisti më në formë në Superligën e Kosovës, duke shënuar nëntë gola për 11-të ndeshje.

Kapiteni i Suharekës në ndeshjen e fundit ndaj Dritës pësoi një lëndim, dhe siç merr vesh Gazeta OLLE nuk do jetë në gjendje të paraqitet në ndeshjen e ardhshme ndaj Gjilanit.

Por krahas lëndimit, Zeka nuk mund të paraqitej ndaj Gjilanit në xhiron e 13-të, për arsyje të kartonëve të verdhë, me qendërsulmuesin i cili e ka mbushur limitin e kartonëve.

Por lajmi i mirë për Suharekën është se lojtari i tyre kryesor këtë vit, do rikthehet menjëherë pas ndeshjeve të kombëtareve.

 

E papranueshme, Eroll Salihu kërcënoi LIVE Faruk Statovcin: Ke hangër rreh njëherë, po rri qaty

I jashtëzakonshmi Baton Zabërgja, dy gola që në pjesën e parë