Skuadra e Ballkanit fitoi derbin ndaj Llapit dje me rezultatin minimal 1:0, për të rrëmbyer tre pikë të mëdha në garën për titull kampion në Superligën e Kosovës në futboll.
Në këtë ndeshje, Edvin Kuc u dëmtua në pjesën e parë pas 20 minutave lojë, me ç’rast edhe u largua nga fusha për t’u zëvendëduar nga talenti, Lindon Emërllahu.
GazetaBlic Sport merr vesh se Edvin Kuc ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e djathtë.
Ai ka kryer sot rezonancën dhe tashmë po pret për të kuptuar shkallën e lëndimit që ka në “hamstring”.
Me shumë gjasë, ai nuk do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme të skuadrës së tij, që luhet të mërkurën ndaj Malishevës.