U largua nga Vitia, Drin Ymeri do të paraqitet tek kjo skuadër në pranverë

Drin Ymeri është futbollisti i radhës që ka ndryshuar ambient për stinorin pranveror.

Sulmuesi i ri gjatë vjeshtës u paraqit tek skuadra e Vitisë, me të cilën pati sukses të madh duke u renditur në fund në pozitën e tretë tabelore, shkruan Gazeta Olle.

Por ndryshimet që ndodhin në merkato dhe kërkimi i minutave më të shumta dhe sfidave të reja bënë që futbollisti të ndryshonte ambient.

Tashmë, Ymeri do të luaj tek skuadra e 2 Korrikut.

Ai është bashkuar me “verdhë e kaltërtit” e kryeqytetit në fillim të këtij muaji teksa ka luajtur në takimet miqësore dhe ka udhëtuar me skuadrën në Durrës për të kryer fazën përgatitore.

2 Korriku do të synoj mbijetesën në Ligën e Parë./GazetaOlle/