U largua nga Tirana drejt Ukrainës, zbardhen detajet e kontratës së Seferit me Vorsklan

Tirana shet Taulant Seferin. Sulmuesi nga Kumanova u jep lamtumirën bardhebluve pas një viti e tetë muajsh aventurë te Tirana.

Bardheblutë kanë vendosur ta shesin lojtarin te Vorskla Poltava.

Kampionët e Shqipërisë do të përfitojnë 400 mijë euro nga shitja e kartonit, duke bërë një tjetër goditje të madhe në merkaton e lojtarëve.

Kështu Tirana vetëm për dy lojtarë, shitjen e Totres dhe Seferit, arkëton rreth 700 mijë euro.

LOJTARI

Vetë futbollisti nuk ka reaguar për marrëveshjen, por nga ana tjetër Seferi ka firmosur për 3 vite më Vorsklën dhe gjatë kësaj periudhe 25-vjeçari do të përfitojë 270 mijë euro në vit.

Dueli ndaj Kukësit, ishte i fundit me fanellën e Tiranës për Seferin, që arriti të linte gjurmë me skuadrën bardheblu, duke u shndërruar në lider.

Vlen të theksohet se te Vorskla e Poltavës, bomberi nga Kumanova, do të gjejë edhe mesfushorin Enur Totre, që sezonin e shkuar ishte pjesë e Tiranës.

Lojtari vetë para disa ditësh për “Panorama Sport” deklaroi se Tirana do të mbetet në zemrën e tij.

“Kur erdha në fillim në Tiranë, të gjithë zbrazën bla, bla, bla apo ky i mbaruar, ashtu, kështu. Në fund unë nuk ia vura veshin asgjëje. Kam punuar sa më shumë.

Jam përqendruar për të dhënë maksimumin. Të dal te pyetja.

Për mua Tirana është rilindja dhe diçka shumë e madhe në jetën time. Do t’u jem falënderues gjatë gjithë jetës, klubit, tifozëve, stafit, lojtarëve.

Të gjithëve që më kanë ndihmuar të rilind. Tirana realisht më bëri të rilind”, tha ditë më parë Taulant Seferi.

HISTORIA

Vorskla Poltava prej kohësh i kishte vënë në tavolinë Tiranës një ofertë Taulant Seferin. Bardheblutë duhet të vendosnin nëse do të shisnin yllin e tyre të skuadrës apo do të shihnin diçka tjetër.

Prej kohësh bomberi 25-vjeçar ishte kthyer në stërvitje me bardheblutë, duke luajtur edhe me Kukësin. Autori i 19 golave sezonin që shkoi ishte duke medituar për ofertën ashtu si dhe drejtuesit e klubit.

Kreu i klubit kampion pretendonte të paktën 700 mijë euro për golashënuesin e sezonit të shkuar (së bashku me Guindon).

Ukrainasit, gjithsesi, nuk u tërhoqën për kartonin e 25-vjeçarit, i cili ishte nën kontratë me Tiranën edhe për dy vite.

Ka një datë, është caktuar shuma e ‘çmendur’ – bëhuni gati për meçin e dekadës mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk

Kurrë më parë në një formë të tillë, Neymar ka rilindur këtë sezon me PSG-në