U largua nga Prishtina para një muaji, kjo është puna e Vangjelit te Tirana

Kristi Vangjeli e mbylli me futbollin e luajtur pak kohë më parë. Mbrojtësi korçar u largua nga Prishtina dhe u rikthye te Tirana, por këtë jo si lojtar po në rolin e trajnerit dhe është ndihmësi i trajnerit Orges Shehi.

Përveç këtij roli, te Tirana i kanë besuar edhe skuadrën e U15 që tashmë do të drejtohet nga Vangjeli në viijim.

36-vjeçari është duke bërë kursin e UEFA-s në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe shumë shpejtë do të pajiset me licensën e trajnerit.

Jo vetëm ndihmësi i Orges Shehit, Kristi Vangjeli merr një tjetër rol te Tirana

Karriera e korçarit si trajner do të nisë pikërisht nga U15 e Tiranës si dhe do të ndihmojë skuadrën e parë dhe do të vazhdojë të jetë ndihmësi i Shehit te bardheblutë.

Mbrojtësi i Drenicës fillon stërvitjet me Teutën, zyrtarizimi çështje orësh

“Boom” tek Ulpiana, shumë përforcime dhe largime – klubi nga Lipjani në bisedime edhe me yllin e Drenicës