Ish-lojtari i Prishtinës dhe Partizanit, Sodiq Atanda do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në skuadrën e Dhofar FC, që bën pjesën në shtetin e Omanit, në Lindjen e Mesme.
Një rol kryesor patën dy menaxherët shqiptarë, Ilir Halili dhe Indri Caca, të cilët arritën të bindnin Atandën, shkruan Sport Ekspres.
Mbrojtësi nuk e ka harruar shtetin shqiptar, teksa nuk ka nguruar të bëjë simbolin e shqiponjës gjatë prezantimit në skuadrën e re.
Përveç Partizanit, 28-vjeçari ka luajtur me Apoloninë dhe Prishtinën. Me ekipin kosovar, Atanda luajti vetëm 6 muaj.