U largua nga loja në minutën e 19-të, mësohet shkalla e lëndimit të Berat Gjimshitit

Berat Gjimshiti ka luajtur vetëm 19 minuta në sfidën e fundit të xhiros së 14-të në Serie A, ku Atalanta ishte mysafirë i Torinosë.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare bëri shenjë nga banka rezervë për zëvendësim pasi kishte probleme muskulore dhe doli nga fusha në minutën e 19-të.

Një situatë shqetësuese për lojtarin, i cili në periudhën e fundit ka luajtur me rregullsi në radhët e Atalantës dhe është kthyer në një nga pikat kyçe të prapavijës së këtij ekipi, pa harruar këtu faktin që është bërë në këto muaj edhe lideri i Kombëtares shqiptare.

Mediat italiane kanë zbuluar se lëndimi që detyroi daljen nga fusha të Gjimshitit është një tërheqje muskulore në kofshën e majtë.

Futbollisti do t’i nënshtrohet kontrolleve më të hollësishme gjatë ditës së sotme për të përcaktuar edhe terapinë e rikuperimit.

Gjithnjë sipas mediave në Itali, mbrojtësi shtatlartë pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth 15 ditë.

E kishin ndarë dhomën së bashku sa ishin në të njëjtin klub, Mirlind Daku e befason me një dhuratë Lumbardhin në Big Brother VIP Kosova

Presidenti Duka flet për shortin në Itali: S’na ka falur njeri gjë, tentojmë gjithçka! Të gjithë shqiptarët duan të jenë në Dortmund