U largua nga Llapi, Maliqi arrin marrëveshje me skuadrën nga Liga e Parë

Klubi Futbollistik “Onix” është duke u treguar skuadra më serioze në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Skuadra nga Banja e Pejës ka arritur të sjellë disa lojtarë më përvojë të madhe.

Gazeta “Sheshi” mëson se KF Onix ka arritur marrëveshje edhe me futbollistin e njohur, Bekim Maliqi.

Futbollisti anësor së fundmi ka qenë pjesë e Besës së Pejës në Superligën e Kosovës, gjithashtu karrierë ka bërë edhe tek Llapi.

20-vjeçari pritet t’i ndihmoj KF Onix drejt objektivave të klubit të cilat janë inkuadrimi në Superligë.

Roma i vendos ultimatum Arsenalit për ofertën ndaj Granit Xhakës

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet