U largua nga Gjilani, Fiton Hajdari arrin marrëveshje me klubin e ri

Sulmuesi i krahut, Fiton Hajdari mbeti lojtar i lirë pas skadimit me skuadrën e Gjilanit.

30-vjeçari luajti për tre vite te skuadra e Gjilanit duke qenë pothuajse startues te të gjithë trajnerët e Gjilanit.

Gazeta Enigma mëson se Fiton Hajdari ka arritur marrëveshje me skuadrën e Malishevës.

Enigma mëson nga burime të afërta te klubi se faktori kyç që Fiton Hajdari t’i bashkohet Malishevës ka qenë trajneri Arsim Thaqi.

Hajdari ka pasur oferta edhe nga klube të tjera si Prishtina, por oferta e Malishevës e ka bindur që t’i bashkohet klubit të Superligës.

Kujtojmë që Fiton Hajdari ka luajtur për skuadra si Hysi, Llapi dhe Trepça dhe Trepça ’89.

PSG i ofroi kontratë të çmendur Viniciusit nëse braziliani nuk do të rinovonte me Realin, por ai i qëndroi besnik kampionëve të Evropës

Skela: Broja është diamanti i Kombëtares së Shqipërisë