U largua nga fusha duke qarë, Barcelona tregon arsyen e zëvendësimit të Rey Manajt

Katër gola pa mbushur as një ndeshje të plotë me Barcelonën.

Ky është bilanci mbresëlënës i Rey Manajt me katalanasit, me skuadrën e parë të të cilëve ka luajtur një pjesë loje në sfidën ndaj Gimnastic dhe sot më pak se një pjesë loje ndaj Girona.

Sulmuesi shqiptar u detyrua sot të linte para kohe fushën e lojës, edhe pse ishte planifikuar të luante të gjithë pjesën e parë.

Ai bëri shenjë nga stafi mjekësor dhe pasi u konsultua me fizioterapistët e skuadrës, u kërkua zëvendësimi i tij i menjëhershëm.

Pas sfidës të mbyllur me shifrat 3-1 ku Manaj ishte autor i një goli, Barcelona nëpërmjet rrjeteve sociale ka shpjeguar se pse Manaj ishte detyruar të largohej nga fusha.

“Rey Manaj u largua nga ndeshja në pjesën e parë për shkak të një dhimbje koke”, shkruan klubi katalanas në rrjetet sociale.

Me sa duket, Manaj kishte marrë një goditje në kokë gjatë një dyluftimi dhe kishte pësuar tronditje për momentin.

Ndaj ishte menduar që të mos rrezikohej më shumë. Kjo ishte arsyeja pse ai u zëvendësua menjëherë nga stafi teknik, duke i lënë vendin në fushë Memphis Depay.

 

A do të largohet Ronaldo nga Juventusi? Nedved jep përgjigjen përfundimtare

Këta janë tre sportistët e Kosovës që do të garojnë nesër në Tokyo