U largua nga Ballkani, Artur Magani befason me skuadrën e re

Egnatia duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, teksa ditën e sotme ka prezantuar dy afrimet e radhës.

Mbrojtësi Mario Teqja dhe sulmuesi Artur Magani, janë lojtarët më të rinj të Egnatias.

Të dy lojtarë kanë firmosur kontrata 2 vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Sulmuesi sezonin e fundit ishte pjesë e Ballkanit në Kosovë, ndërsa mbrojtësi ishte pjesë e Erzenit në Kategorinë e Parë.

Kujtojmë se ditën e djeshme klubi rrogozhinas prezantoi trajnerin Gugash Magani në krye të stolit të ekipit, i cili ka objektiv ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm.