U largua nga Arbëria, portieri Andi Thaqi transferohet tek skuadra e njohur kosovare

Portieri i njohur kosovar, Andi Thaqi tashmë ka gjetur skuadrën e re në të cilën do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit 2021/22.

Thaqi ishte pjesë e Arbërisë në edicionet e fundit, por pas problemeve që kishte klubi nga Lipjani, ai ka vendosur që të largohet, për të nisur një aventurë të re në Ligën e Parë.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Andi Thaqi është shumë pranë kalimit tek skuadra e njohur kosovar, KF Vushtrria.

Andi Thaqi pritet të zyrtarizohet tek skuadra e Vushtrrisë gjatë kësaj jave, ku më pas do të fillojë përgatitjet para se të rifillojë sezoni.

Ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin në synimin për t’u kthyer në Superligë.

Mërgim Vojvoda vazhdon shkëlqmin me Torinon, asiston në fitoren e thellë

Muriqi bllokon merkaton, Lazio në hall të madh: Kërkon ta largojë por nuk ka asnjë ofertë