U largua me lot pas lëndimit ndaj Spurs, mësohet se sa gjatë do mungojë Granit Xhaka

Granit Xhaka pësoi një dëmtim këtë fundjavë në ndeshjen Arsenal-Totenhem Hotspur duke lënë fushën mes lotësh dhe duke merakosur stafin e tifozët e topçinjve.

Sipas mediave angleze, Xhaka ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë duke iu nënshtruar një operacioni të vështirë.

Ndër të tjera, ky dëmtim pritet ta lërë jashtë mesfushorin shqiptar për 6-8 javë jashtë fushave të blerta duke humbur shumë ndeshje në kampionat me Arsenalin.

Gruaja e Xhakës, Leonita ka publikuar një foto të mesfushorit nga shtëpia i cili duket me këmbën e mbështjellë deri sipër gjurit dhe të fashuar.

Një lajm jo i mirë për Artetën që humbet kapitenin e skuadrës në një fazë vendimtare ku u mendua se Arsenali po merrte veten pas disa rezultateve pozitive në Ligën Premier.

Zaniolo shpëtoi pasi tregoi organin gjenital tifozëve të Lazios, vetëm dënim me para

Milan – Atletico Madrid, formacionet zyrtare