U largua Henderson, Liverpooli prezanton dy kapitenët e rinj

Mbrojtësi Virgil van Dijk është emëruar si kapiteni i ri i Liverpoolit pas largimit të Jordan Henderson, ndërsa kapiten i dytë është zgjedhur Trent Alexander-Arnold.

Henderson u largua në drejtim të Superligës së Arabisë Saudite duke nënshkruar me Al Ettifaq, pas 12 viteve të kaluara në Anfield.

Largimi i tij ka bërë që Reds të kenë nevojë për emërimin e një kapiteni të ri para nisjes së sezonit 2023/24.

Dhe këtë e kanë bërë sot (e hënë) edhe zyrtarisht, ku kanë njoftuar se holandezi Van Dijk do të jetë kapiten i parë i ekipit.

 

“Është një ditë vërtet krenare për mua, për gruan time, për fëmijët e mi, familjen time. Ka qenë një ndjenjë e veçantë dhe nuk mund ta përshkruaj në këtë pikë. Por është diçka për të cilën jam vërtet krenare”, ka thënë Van Dijk për Liverpoolfc.com.

Ndihmës kapiten apo kapiten i dytë i Liverpoolit do të jetë Alexander-Arnold, i cili pason James Milnerin e larguar gjithashtu këtë verë.

 

Rebic transferohet te Besiktas, përveç milionave të garantuara do të fitoj 10 mijë euro për ndeshje

Lorik Cana viziton Vëllaznimin para fillimit të sezonit të ri