‘U ktheva në Serbi, shkaku i situatës në Kumanovë’

Basketbollisti serb i skuadrës së Kumanovës, nga Maqedonia UrosLukoviç, në një prononcim për gazetën serbe ‘Blic’ ka bërë të ditur se është larguar nga ekipi maqedonas shkak i situatës së krijuar në Maqedoni.

Ai ka thënë se zhvillimet e fundit në Maqedoni, e kanë frikësuar shumë duke e detyruar të kthehet në vendlindje transmeton GazetaOlle.com

“Në Kumanovë ishte një kaos i vërtet në rrugë mund të dëgjosh të shtëna të vazhdueshme tanke gjatë rrugëve dhe vërtet kjo është shumë e frikshme. Vendosa të vijë në Serbi deri sa të qetësohet situata pasi në Kumanovë kam ardhur të luaj vetëm basketboll”, deklaroi Lukoviç.