U kritikua për paraqitjen në raundet e para, Amarildo Bakaj zbulon taktikat e tij

Amarildo Bakaj ia ka dalë që të sigurojë fitoren e 12-të në boksin profesionist, kjo pasi ai në ‘Harrow Leisure Centre’ të Londrës e mposhti rivalin nga Gana, Mawuli Folivi.

Boksieri shqiptar ishte kritikuar gjatë luftës së tij se nuk kishte ide të qarta se si të boksonte, ndërsa tani ka dalë edhe një reagim nga ana e tij.

Sipas Bakajt, ai fillimisht i lë kundërshtarët e tij të mendojnë se po e mposhtin në raundet e para, por më pas godet fortë.

“Një pjesë e madhe e kanë kuptuar se unë, në 2-3 raunde, i lë vetë kundërshtarët të mendojnë se ia dolën, duke dëshiruar që ata të ndihen të sigurt”, ka shkruar fillimisht Bakaj.

“Më pas, në gjysmë të ndeshjes, do i befasoj. Gjatë ndeshjes, kundërshtari mori disa goditje në kokë, dhe isha i bindur se ai nuk do të kishte durim të qëndronte deri në raundin e 8”.

“Për fat të keq, trajneri i tij e kuptoi se boksieri i tij po përballonte vështirësi dhe se, po të qëndronte edhe pak, do t’i ndodhte më keq, pasi humbi vetëdijen dhe këmbët e tij nuk ishin më të forta”.

“Më vjen keq që ma hoqi ndeshjen nga dora pa e rrëzuar, sepse ky veprim nuk dukej bukur dhe nuk ishte burrëror nga ana e tij. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj”, ka shtuar më tej boksieri shqiptar. /Telegrafi/

Shqiptohen denimet në ndeshjen Deçani – Prizreni, këto janë vendimet

Llapi nuk e mban mend herën e fundit se kur ka fituar ndaj Ferizaj