U infektua me Covid, reagon Cikalleshi

Shqipëria do ta zhvillojë nesër ndeshjen jetike ndaj Polonisë në “Air Albania Stadium” në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.

Por, kombëtarja kuqezi do të jetë pa njërin nga lojtarët kryesor. Bëhet fjalë për Sokol Cikalleshin i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ishte vet Cikalleshi që reagoi para pak minutave në rrjetet sociale.

“Covid-19 më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon dot askush”, shkroi Cikalleshi në profilin e tij në Instagram.

Kujtojmë se Shqipëria është në rrugë të mirë për sigurimin e vendit të dytë në grupin I, e cila do t’ia siguronte fazën e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës.

Challandes pritet të bëjë ndryshime, Kastrati mund të luajë

Gjermania e mposht bindshëm Maqedoninë e Veriut dhe kualifikohet në Botëror