U hodh shorti për edicionin e ri në Superligë dhe Ligën e Parë të femrave

Sot në selinë e FFK-së në praninë e kryetares së Komisionit të futbollit të femrave, njëherësh anëtares së KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave.

Këtë herë formati i garave vjen me risi, ngase në Superligë do të garojnë 8 ekipe, derisa për herë të parë do të nisin garat edhe në Ligën e Parë, e ku do të marrin pjesë 6 ekipe.

Në bazë të shortit të tërhequr në javën e parë në Superligë do të takohen: Malisheva – Llapi, Bazeli – Ep Com Hajvalia, Kosova Vr – Mitrovica dhe Dukagjini – Jakova.

Ndërkaq, në javën e parë në Ligën e Parë, takohen Feronikeli – Presingu, Intelektualet – Vizioni, Liria – 16 Qershori.

Garat nisin më 27 gusht.

Hapet periudha e parë e afatit kalimtar në volejbollin kosovar

FFK nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me Komunën e Istogut