U hodh shorti për edicionin e ri në futbollin e femrave në të gjitha kategoritë

Sot në selinë e FFK-së në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, është tërhequr shorti për edicionin e ri të garave 2024/25 në futbollin e femrave.

Të pranishmit i përshëndeti kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi e cila i uroi përfaqësuesit e klubeve të të gjitha kategorive për fillimin e kampionatit të ri, duke iu ofruar edhe përkrahjen e institucionit.

Edicioni 2024/25 i Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U17, fillon më 1 shtator 2024.

Pas tërheqjes së shortit për javën e parë në ligat përkatëse do të ballafaqohen:

Superliga:
Kosova VR – Dukagjini
Ulpiana – Malisheva
Mitrovica – Llapi

Liga e Parë:
Prishtina – Bazeli 2015
Presingu – Jakova
Feronikeli – Intelektualet
Vizioni – Deçani

Liga U17 – Grupi A:
2 Korriku – Kosova VR
Bazeli – Presingu
Llapi – Ferizaj
Prishtina – pushon

Liga U17 – Grupi B:
Deçani – Feronikeli
Shtime – Mitrovica
16 Qershori – Istogu
Dukagjini – pushon

“Sot është një nga momentet më të vështira në karrierë” – Bernard Berisha pëson lëndim të rëndë

Sulmi më i mirë pas tre javës në Superligë, i takon Ballkanit