Sot trajneri i Shqipërisë, Edy Reja ka zbuluar listën e të ftuarve për ndeshjet e muajit tetor, transmeton zeri.info
Shqipëria do të luajë ndaj Turqisë dhe ndaj Moldavisë.
Reja ka ftuar për herë të parë e ka ftuar edhe futbollistin nga Kumanova, Taulant Seferi.
Ai ka shprehur lumturinë e tij duke thënë se ëndrra e tij po bëhet realitet.
Ky është postimi i potë i Seferit në Facebook:
Faleminderit te gjithëve qe gjetët kohë të më shënoni, të më telefononi.
Zgjedhjen time nga trajneri Edi Reja e pranova me gjithë qejf.
Jam shume i lumtur dhe me ne fund ëndrra ime po behet realitet.
Do jem gjithmonë për kombin tim.