U flit se do ta merrte Bekim Isufin, por Shkupi rikthen në stol trajnerin Goce Sedloski

Kampioni aktual i Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi kthen në stol Goce Sedloskin.

Vendimi është marrë orët e fundit dhe është zyrtarizuar në kanalet zyrtare nëpërmjet një njoftimi të shkurtër.

Ndihmësi i parë do të jetë Arben Nuhiu. Gjithashtu në pozitën e kryetarit të klubit kthehet Suat Alija.

Ky zhvillim i ri dhe në dukej i papritur vjen pas dy humbjeve radhazi që skuadra nga Çairi pësoi në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, përballë Bregalnicës (2-0) dhe Tikvesit (3-1).

Orari dhe gjyqtarët e xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë

Talenti i madh nga Kosova pëson lëndim të rëndë në stërvitje