Shkëndija nuk arriti të korrte asnjë sukses në Kupat e Europës, ku në katër ndeshjet europiane i ka humbur të katërta midis kualifikuesve të Champions-it dhe Ligës së Konferencës.
“KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka”.
“Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve”, thuhet në njoftimin e klubit shqiptar.
Gjoka mori drejtimin e skuadrës tetovarë në tetorin e vitit 2019 duke e përfunduar aventurën e tij pas gati dy vitesh.
Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet bankina për sezonin 2021/2022.
/Gazeta Olle/