U eliminua nga Kupa FA, pas disa orësh shkoi në disko (FOTO)

Steven Gerrard ka rënë pre e paparacëve, të cilët e kanë zënë në një diskotekë të dielën mbrëma.

Disa orë më parë, skuadra e tij, Liverpool u eliminua nga FA Cup, pasi humbi 2:1 nga Aston Villa, kurse në orët e mbrëmjes ai u pa në njërën nga diskotekat e Anglisë.

Daily Mirror shkruan se ai ndodhej në Kensington. Gerrard në verë do të largohet nga ‘Të Kuqtë’. (Gazeta Olle)

gerrardiii

 

gerrardiiii