U dënua me një vit ndalesë të kryerjes së detyrës zyrtare, FFK-ja ia zbutë dënimin

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në mbledhjen e sotme shqyrtoi ankesën e zyrtarit të KF “Vjosa” nga Shtimja, Gazmed Zeqa, i cili kishte atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë të datës 23.04.2021, që kishte vendosur dënimin prej një (1) viti me ndalesë të kryerjes së detyrave zyrtare dhe funksioneve të tjera në klub.

Komisioni i Ankesave pas shqyrtimit të kësaj ankese, vendosi t’ia përgjysmojë dënimin, shkruan Gazeta Olle.

Vendimi i plotë nga Komisioni i ankesave:

Aprovohet pjesërisht ankesa e parashtruar nga zyrtari i lartpërmendur i KF “Vjosa”, Gazmend Zeqa,

NDRYSHOHET pjesërisht vendimi i Komisionit disiplinor – shkalla e parë, ashtu që dënimi i shqiptuar prej një viti zbritet në kohëzgjatje prej 6 muaj.

/Gazeta Olle/