U arrestua

36-vjeçari me inicialet A. M. që pozoi me kallashnikov në një fotografi të publikuar në Facebook, ndërsa ndodhej së bashku me Ismail “Ballist” Morinën dhe një person tjetër, është arrestuar sot pasdite nga Policia e Kosovës në Mitrovicë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.

I arrestuari A. M. në një fotografi ku shihet me Ismail “Ballist” Morinën dhe një person tjetër, pozoi me kallashnikov, ndërsa kjo fotografi pastaj u shpërnda në ‘Facebook’.