Gjilani ka triumfuar ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat 2-1 në një ndeshje ku u akorduan tri penallti.
Gerhard Progni realizoi dy gola për vendasit, teksa Mentor Zhdrella ishte shënues për ekipin nga Klina, shkruan Gazeta Olle.
Pas kësaj ndeshja ka reaguar edhe sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi.
“Penalltitë në këtë sezon”, ka shkruar Rexhepi në profilin e tij në “Facebook”, duke ia bashkangjitur edhe figurat me fytyrat duke vjellur!
Llapi mbetet në luftë për titull dhe kjo mund të jetë arsyeja e reagimit të sekretarit të klubit për penallitë e akorduara për Gjilanin, e cila ndanë pozitën e parë në tabelë me pikë të njëjta me Ballkanin.
Llapi do të ketë punë me Gjilanin edhe në kuadër të Kupës së Kosovës, ku më 16 mars këto dy skuadra do të përballen në çerekfinale.
/Gazeta Olle/