U-18: Kosova mposht Izraelin në evropianin e beach volleyt

Kombëtarja e Kosovës U18 në beach volley, e ka nisur CEV Kampionatin Evropian me triumf.

Dyshja Yllka Jashari/Melirona Avdullahu fitoi 2 me 0 ndaj çiftit izraelit Alrod Ben Naim/Havia.

Ndeshja që zgjati 34 minuta, u mbyll me shifrat 21 me 17 në setin e parë dhe 21 me 12 në të dytin, njofton FVK, raporton Gazeta Olle.

Kosova po merr pjesë në Kampionatin Evropian U18 në Beach Volley me dy konkurencat në Izmir të Turqisë.

Ndeshjen e radhës Jashari/Avdullahu e kanë sot ndaj favoritit të grupit C, spanjolleve Binimelis/Fernandez da Silva.

Me këtë fitore Kosova rrit gjasat për kualifikim në 1/16 e finales.

FVK u uron suksese dy çifteve që po e përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian.