Tushi lojtari i momentit në Zvicër

Sajti zyrtar i Ligës së Zvicrës në futboll i ka kushtuar një shkrim të enjten talentit shqiptar, Tician Tushi.

Tushi është i huazuar te Wili nga Baseli dhe ka shënuar tre golat e fundit të skuadrës në kategorinë e dytë helvetike.

Ai realizoi për fitoren 1:0 ndaj Xamaxit dhe për fitoren 2:0 ndaj Lausannes.

“Lojtari i momentit në Challenge League quhet Tician Tushi. Lojtari ofenziv i Wilit ka shënuar të gjithë golat në dy ndeshjet e fundit si vendas të Wilit. Sa a do të vazhdoj këtë seri do të mësohet të premten kur luhet ndeshja me Grasshoppersin”, ka shkruar ndër të tjera sajti zyrtar i ligës zvicerane.

Tushi kishte luajtur 12 ndeshje për Baselin në Superligë.

Kaloi te Wili për të fituar përvojë. Ai luan për të rinjtë e Zvicrës.