Veton Tusha shënoi golin e tretë për Kosovën, e cila triumfoi 3:1 në ndeshjen e luajtur në Podujevë.
Tusha shtoi se është i lumtur me golin dhe fitoren, edhe pse gjendja e fushës ishte e rënduar.
Dy golat tjerë për Kosovën U21, i shënoi Bleron Krasniqi në fillim të pjesës së parë.
“Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë për fitoren pasi gjithë ekipi është angazhuar maksimalisht për tri pikët. Nuk ishte lehtë, duke pasur parasysh edhe fushën e rënduar, por ia dolëm të marrim një fitore të rëndësishme. Shpresoj që edhe në ndeshjet tjera të jemi kaq të jemi kaq të motivuar dhe të bëjmë paraqitje të mira”, ka thënë Tusha.