Një yll po lind. Ky është titulli i gazetës së sportit të qytetit Girun, në Turqi, ditë më parë. Fjala është për ish-sulmuesin e Lirisë së Prizrenit, Vedat Muriqi.
Ai po shkëlqen me skuadrone Giresunsporit në Ligën e Dytë të Turqisë. Madje, drejtuesit e këtij klubi i kanë bërë thirrje Fatih Terimit, trajnerit të Turqisë të vijë dhe të shoh cilësitë e tij.
“Ne na duhet të bëjmë Vedatin turk. Nëse e bëjmë këtë, në secilin aspekt futbolli turk do të përfitonte Hakan Shukurin e ardhshëm”, thotë Erkan Sozer, drejtor teknik i Giresunsporit, raporton GazetaOlle.com.
Duke shënuar dy gola në tri ndeshjet e fundit, Vedati paralajmëroi se në Turqi po lind një yll.
Ai është pjesë e Shqipërisë U-21, kurse karrierën e ka zhvilluar tek Liria e Prizrenit, me të cilën ka luajtur edhe në ekipin e seniorëve deri para tri vitesh.
“Këtu po ndihem si në shtëpi”, thotë Vedati për gazetën në fjalë. Ai është 1.94 i gjatë. (Gazeta Olle)