Turqia luajti kundër Maqedonisë, shikoni çfarë ka bërë sot Kosova (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës sot paradite ka analizuar ndeshjen miqësore Maqedonia- Turqia e zhvilluar para pak ditësh.

Bashkërisht me shtabin teknik dhe  me një interaktiv me futbollistë kanë analizuar dobësitë si dhe pikat e dobëta por edhe të forta të skuadrës  rivale Turqisë para ndeshjes së të dielës, njofton FFK.

I pranishëm ishte edhe presidenti  FFK-së z. Fadil Vokrri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas dite Përfaqësuesja e Kosovës do ta ketë seancën stërvitore në stadiumin “Loro Boriqi”  prej orës 17.00, ndërsa në orën 19.00 përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaku mediave do t’u drejtohet në konferencën për shtyp.

Aktivitetet e sotme të hapura për media:

17:00   Stërvitja e Kombëtares së Kosovës

18:00   Konferenca e Kombëtares së Turqisë

18:30   Stërvitja e Kombëtares Turqisë

19:00   Konferenca e Kombëtares së Kosovës