Turpi i radhës: Shikojeni kurdisjen e radhës në kampionatin shqiptar

Një tjetër kurdisje në kampionatin shqiptar. Këtë herë ndodhi në takimin Partizani i Tiranës – Flamurtari i Vlorës, takim të cilin e fituan vendasit 2:1.

Mysafirët ishin duke udhëhequr 1:0 në pjesën e parë, kurse kthesa ndodhi në të dytën. Golin e barazimit e shënoi kosovari, Amir Rrahmani.

Presidenti i Flamurtarit të Vlorës, Sinan Idrizi, në një postim në faqen zyrtare të klubit deklaroi se sot fanella e Flamutarit u shit. Ai hedh gishtin tek lojtarët, shkruan gazetaolle.com

“Tifozë dhe sportdashës! Sot une dhe ju nga televizori pame turpin e radhes në futbollin shqiptar. Sot turpin e ka bërë Flamurtari dhe lojtarët e tij. Sot fanella e Flamurtarit është shitur (emrat do t’i mësoni shumë shpejt) dhe mbi të gjitha ia dolën të na marrin trofeun që me aq mund e fituam, trofeun e dinjitetit. Nga sot marrdhënia jonë si drejtues ndaj çdo individi në klubin Flamurtari do të rishikohet dhe nga sot të gjithë lojtarët e klubit do të sanksionohen. Kjo është masa administrative, ndërkohë që nga nesër masat do të jenë edhe ligjore. Si president i kërkoj bordit mbledhje urgjente ditën e nesërme. Prisni dhe do shihni… Sinan Idrizi”, thuhet në deklaratën e tij. (Gazeta Olle)

 

Golat i gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/FreeSportTvInfo?fref=nf