Turp për rusët, vazhdojnë të merren me Kosovën (FOTO)

Rusët e kanë konfirmuar mbështetjen dhe ‘vëllazërinë’ që kanë me serbët, fundjavën që shkoi. Në meçin e boksit ndërmjet Enzo Maccarinelli dhe legjendarit Roy Jones Jr, ata e kanë shpalosur një transparent provokues.

Në këtë transparent, ata i kanë përfshirë disa shtete, përfshirë këtu edhe vendin tonë, me iluzionet që i ushqejnë ata.

“Krimea është Rusi, Alaska është Rusi, Ukraina është Rusi, gjithçka është Rusi… përpos Kosovës. Kosova është Serbi”, kanë shkruar tifozët rusë.

Tifozët rusë kanë qenë gjithmonë aktivë në këtë aspekt, me transparente pro serbe, duke ua bërë qejfin ‘vëllezërve’ të tyre, kinse Kosova është pjesë e Serbisë, përcjell Zëri.

Siç dihet, Kosova e ka hequr qafe një herë e përgjithmonë Serbinë në vitin 1999, ndërsa e shpalli pavarësinë në vitin 2008. Gjithçka që thuhet kundër kësaj, është vetëm ëndërr.