Turp për Liverpoolin, ja kush ra nga Premierliga

Newcastle i shpëton rënies nga Premierliga, derisa në një kategori më poshtë bie Hull City që luajti baras me Manchester Unitedin në shtëpi, 0:0.

Befasinë e ditës në Premierligë e bëri padyshim Stoke City, që e shkatërroi Liverpoolin totalisht duke ia shënuar pesë gola në pjesën e parë. Takimi u mbyll 6:1 për Stoken.

Chelsea bëri detyrën në shtëpi kundër Sunderlandit duke fituar 3:1, derisa Manchester City mundi Southamptonin 2:0.

Fitore të thellë shënoi edhe Arsenali, që e tmerroi WBA-në, 4:0.