Turp çfarë i ka bërë xhudos Komuna e Pejës, reagon ashpër Driton Kuka

Komuna e Pejës ka ndarë disa fonde për sportin e Pejës në përgjithësi. Por më së miri nga ndihma e Komunës është ndarë si duket klubi i futbollit Besa e Pejës që ka përfituar 10 mijë euro.

Ndërkohë ata që e kanë bërë krenar Pejën dhe gjithë Kosovën, klubi i xhudos Ippon është nënçmuar pasi janë ndarë vetëm 2000 euro.

Natyrisht që pas kësaj ka reaguar ashpër edhe trajneri i këtij klubi, Driton Kuka.

Ai nëpërmjet profilit të tij ka reaguar duke thënë se nëse kjo shumë mbetet atëherë do ta pezullojnë bashkëpunimin me Komunën e Pejës.

“Shikoni turpin e ndarjes së subvencioneve për klubet në qytetin e Pejës!. Klubi Ippon nuk e pranon këtë nënçmim asnjëherë!. Nëse kjo mbetet kështu ne qysh sot e pezullojmë bashkëpunimin me Komunën e Pejës!. Mirë që i keni ba publike le ta shoh krejt Bota sa po na vlerëson qyteti i lindjes!”, ka shkruar Driton Kuka.