Turneu në Poloni: Ja çka ndodhi në ndeshjen finale ku u paraqit Trepça ’89

Në turneun e organizuar në Poloni për nderë të 70 vjetorit të klubit Piast Gliwice, Trepça ’89 ka shkuar deri në finale.

Skuadra nga Mitrovica është mundur në ndeshjen finale nga skuadra suedeze, Prespa Birlik me rezultat 1:0.

Golin e vetëm e realizoi Zahui në minutën e 54-të. Ndryshe, në ndeshjen e parë ’89-shi fitoi ndaj  skuadrës polake Piast Gliwice me shifrat 2:1, derisa golat i realizuan Argjend Mustafa dhe Mërgim Pefqeli.