Turneu i futsallit “Ulqini Open” që e mban qytetin e ngrohtë edhe gjatë dimrit

Ulqini gjatë dimrit nuk ka turistët e zakonshëm, por është një arsye pse shumë udhëtojnë në këtë vend bregdetar shqiptar.

“Ulqini Open” është një prej turneve më të mëdha të mëdha në futsall që zhvillohet në rajon, ku mbledh skuadra të forta dhe lojtarë të jashtëzakonshëm të kësaj loje.

Në këtë turne nuk mungojnë as lojtarët më të mirë nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe më gjerë.

Për të mësuar më shumë rreth organizimit të këtij turne, madhështisë dhe rivaliteti, kemi folur me Mondi Kalezic, një nga organizatorët shqiptarë të këtij turneu.

“Gëzohem që keni ardhur në Ulqin për të parë turneun tonë. Ky është turneu tradicional ndërkombëtar që mbahet çdo vit në Ulqin, në përjashtim të dy viteve të fundit që nuk është mbajtur për shkak të coronavirusit”.

“Në vitin 2020 ka qenë një turnir që nuk mbahet në mend në Ballkan, pasi këtu vijnë lojtarët më të mirë të Ballkanit, sikurse edhe në këtë vit me lojtarë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova, kështu që turneu flet vet më se miri se çfarë niveli ka”.

“Ky turne organizohet me 16 ekipe. Ka filluar me datën 3 janar dhe zgjat deri më 20 janar, kur është edhe mbrëmje finale. Fondi shpërblyer është 6 mijë euro, ku ndahen për vendin e parë, vendin e dytë, vendin e tretë dhe çmime tjera për lojtarin më të mirë, portierin më të mirë dhe lojtarin më perspektivë”, ka thënë fillimisht Mondi.

Ai tutje thotë se ky turne ka shumë domethënie për Ulqinin.

“Ky turne për Ulqinin do të thotë shumë, pasi e marrin me shumë emocione, kur dihet se është i ndarë në tri pjesë, tri ekipe: Qyteti, Kraja dhe Ana e Malit. Këto tri ekipe kur luajnë mes vete bëhet atmosferë e madhe dhe rivalitet i madh, duke krijuar atmosferë fantastike”, deklaroi ai.

Organizatorët kanë edhe një ekip që garon në Superligën e Malit të Zi, që këtë vit është pretendent për titull. Klubi quhet Dolcenium dhe ka mbledhur rreth vetës lojtarë të fortë.

“Në si organizator të turneut e kemi edhe ekipin tonë në Superligën e Malit të Zi në futsall, Dolcenium, ku besoj se jemi ndër favoritët kryesor për të fituar vendin e parë. Këtë e kemi dëshmuar edhe në derbi ndaj Titogradit, kampionit të gjashtë viteve të fundit, ku kemi luajtur baras 7-7 dhe kemi qenë disa herë ne epërsi”, tregon ai.

Tashmë turne është futur në fazën finale dhe ndeshjet tashmë janë të fortë, ndërsa me 20 janar pritet të zhvillohet finalja e madhe./Gazeta Olle/

Ardian Nuhiu flet për të ardhmen e tij, tregon edhe për vizitën që pati te Antwerp

Skuadra londineze ka gati 40 milionë euro për Vedat Muriqin