Turan: Messi është më i miri, por Iniesta është idhulli im

 Arda Turan sapo ka nënshkruar kontratën me Barcelonën, derisa është prezantuar menjëherë para mediave. Ai iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve.

Mesfushori turk deklaroi se ëndrra e tij e fëmijërisë ka qenë që një ditë të luajë në një klub të madh.

“Kur isha në Atletico, Messi ishte më i miri. Por, idhulli im është iniesta. Është shumë e vështirë të pushojë gjashtë muaj. Kam biseduar në telefon me Luis Enriquen dhe isha shumë i lumtur për thirrjen e tij. Unë do të luajë kudo që më thotë trajneri. Unë jam këtu për të fituar secilën kupë që ekziston në botë. Që kur isha fëmija, dëshira ime ishte të luaja në një klub të madh”, tha Turan.

“Askush nuk mund ta zëvendësojë Xavin, sepse ai është një figurë unike në botë. Unë jam këtu për të kontribuar dhe për të dhënë më të mirën nga vetja. Për asgjë tjetër, Xavi, do të mbetet gjithmonë simbol i Barcelonës”, shtoi ai.