Turan dëshiron të kalojë te Chelsea

E përditshmja angleze, ‘Daily Mail’, ka zbuluar skuadrën në të cilën dëshiron të transferohet Arda Turan. Mesfushori i Atletico Madridit, konfirmoi bisedimet me katër klube, tri prej tyre të Anglisë, pa përmendur emra.

Mirëpo, sipas ‘Daily Mail’, mesfushori turk dëshiron të kalojë tek Chelsea.

Ai pritet të lirohet për klauzolën 29 milionë funte.