Tung Mihajlovic, Milan gjen trajnerin e ri

Milan konsideron shkarkimin e trajnerit Sinisa Mihajlovic, dhe zëvendësimin e tij me Mauro Tassottin.
Sinisa Mihajlovic do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Milanit.
E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, ka bërë të ditur se serbi do të lirohet nga detyra e tij në rast se skuadra dështon në dy ndeshjet e ardhshme kundër Sampdorias në Coppa Italia dhe Frosinones në Serie A, përcjell “Lajmi.net”.
Si pasardhës i tij, pas Christian Brocchit nga ekipi i juniorëve, konsiderohet edhe asistenti shumëvjeçar në San Siro, Mauro Tassotti.