Tun Bardhoku: Shpresojë tē kem sa më shumë trofe me Prishtinën

Skuadra nga kryeqyteti ka arritur të stoliset me trofeun e Kupës së Kosovës, pasi në finale mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0.

Ishte ky trofeu i shtatë i fituar nga Prishtina në garat e Kupës së Kosovës.

Pas këtij suksese dhe daljen në garat evropiane në një prononcim për BlicMedia ka folur Tun Bardhoku.

“Ky është viti i parë i imi me Prishtinën dhe po në këtë vit arrita ta fitoj Digital Kupën e Kosovës. Është një ndjenjë e veçantë pēr mua se do jetë hera e parë që do të marr pjesë në garat evropiane. Shpresojë tē kem sa më shumë trofe me Prishtinën”, ka deklaruar Bardhoku.

Tun Bardhoku te skuadra e Prishtinës është transferuar vitin e kaliar nga Vëllaznimi i Gjakovës.