Tuchel e përfshinë në listën e lojtarëve të ftuar Brojën për Superkupën e Evropës

Chelsea do të përballet me Villarrealin në kuadër të Superkupës së Evropës.

Fituesit e edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve do të kenë punë me skuadrën spanjolle Villarreal që fituan Ligën e Evropës.

Superkupa e Evropës do të zhvillohet të mërkurën (11.08) në Windsor Park të Belfastit në Irlandën e Veriut.

Tanimë dy skuadrat kanë dorëzuar listat me lojtarët e ftuar në UEFA.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka grumbulluar 26 futbollistë, ku në dispozicion ka lojtarët më të mirë.

Befasia më e këndshme padyshim që është ftesa që i ka bërë trajneri gjerman për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja.

Vetëm tre lojtarë janë ftuar nga ekipi B dhe ata janë Ethan Ampadu, Faustino Anjorin dhe Armando Broja.

Lista e plotë e Chelseat për Superkupën e Evropës:

Portierë: Kepa Arrizabalaga, Edouard Mendy, Marcus Bettinelli, Lucas Bergstrom.

Mbrojtës: Atnonio Rudiger, Marcos Alonso, Andreas Christensen, Thiago Silva, Kurt Zouma, Ethan Ampadu, Ben Chilwell, Reece James, Cesar Azpilicueta, Emerson Palmieri.

Mesfushorë: Jorginho, N’Golo Kante, Mateo Kovacic, Mason Mount, Hakim Ziyech, Christian Pulisic, Faustino Anjorin, Kai Havertz.

Sulmues: Tammy Abraham, Armando Broja, Timo Werner.

/Gazeta Olle/

Mourinho nuk ndryshon kurrë, përjashtohet së bashku me tre lojtarë me kartonë të kuq në një ndeshje miqësore

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi do të nderohen nga Ilir Meta me medaljen nderi i kombit