Trossard prezantohet te Arsenali

Leandro Trossard është futbollisti i ri i Arsenalit.

Topçinjtë kanë arritur më në fund marrëveshje me Brightonin për transferimin e sulmuesit belg në ‘Emirates Stadium’.

28-vjeçari është bashkuar me Arsenalin pas tre viteve e gjysmë të kaluara te Brighton, derisa Topçinjtë kanë paguar 24 milionë euro për transferimin e tij.

Shumë i lumtur me transferimin e belgut në Londër u shpreh trajneri Mikel Arteta, duke thënë se kanë marrë një lojtar inteligjent dhe se lojtari do të jetë i gatshëm për të dielën në derbi ndaj Man Utd.

“Drejtuesit bënë një punë shumë të mirë duke firmosur me Trossard. Ai është një futbollist i gjithanshëm me aftësi teknike shumë të mira. Mbi të gjithë është një lojtar inteligjent”.

“Trossard e bën më të fortë skuadrën tonë. Mezi po presim të punojmë me të. Shpresoj ta kem të gatshëm për duelin e së dielës ndaj Manchester United”, u shpreh Arteta.

Reprezentuesi belg do ta mbajë veshur fanellën me numër 19 te Arsenali, derisa detajet e kontratës nuk janë publikuar.

Peja pret Trepçën, java e 19-të me super ndeshje në elitën e basketbollit kosovar

Van Bommel: Muja lojtar i madh, në të ardhmen e shoh te Kombëtarja e Kosovës