Troshupa te Flamurtari i Vlorës

Portieri kosovar, Deniz Troshupa, është duke u testuar te Flamurtari i Vlorës. Troshupa në edicionin e fundit ishte pjesë e Hajvalisë, ekip në të cilin la përshtypje shumë pozitive. 21-vjeçari nga Prishtina në këtë vit u rikthye në Kosovë pasi që më parë ka jetuar në Poloni, duke u aktivizuar edhe te skuadra Ruch Ryki.  Ai dallohet për gjatësinë e tij pasi që është i gjatë 1.97.